Impulsi i xhumasë: Besimi, drita e jetës
Në çdo javë të re dhe pikërisht ditën e xhuma, nën moton: “Besimi, drita e jetës”, Unioni i qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, ju ka ofruar impulsin javor, ku kemi qenë të ftuar të ndalemi për një çast dhe të rifreskojmë besimin tonë – atë forcë të brendshme që na jep shpresë, kuptim dhe guxim për të ecur përpara. Ashtu si drita që ndriçon jetën, besimi na ndihmon të shohim më qartë veten, tjetrin dhe qëllimin tonë. Ky impuls javor na fton për një vit radhazi, ta ushqejmë besimin përmes reflektimit, lutjes dhe veprave të mira, që drita e tij të pasqyrohet në jetën tonë të përditshme.
Impulsi javor na përkujtoi se besimi është drita që ndriçon çdo rrugë të errët. Çdo ditë sjell mundësi për të treguar durim, për të ushqyer shpresën dhe për të vepruar me drejtësi. Kur e vendosim besimin në zemrën tonë, çdo sfidë bëhet një mësim dhe çdo fitore një falënderim.
Besimi islam është drita e jetës sepse ndriçon zemrën, udhëzon mendjen dhe i jep kuptim çdo hapi të përditshëm. Ai sjell paqe në sprova, shpresë në vështirësi dhe drejtësi në veprime. Me besim, njeriu nuk ecën kurrë vetëm—ecën me dritë.
Besimi islam është drita e jetës që ndriçon rrugën e njeriut edhe në errësirën më të thellë. Ai i jep zemrës qetësi kur sprovat rëndojnë dhe e mëson shpirtin të mbështetet tek Allahu me durim dhe shpresë. Nëpërmjet besimit, njeriu kupton se çdo vështirësi ka një urtësi dhe çdo lutje ka një vlerë. Islami nuk është vetëm thjesht praktikë, por mënyrë jetese që formon karakterin, forcon moralin dhe e udhëzon njeriun drejt së mirës, duke e mbajtur gjithmonë të lidhur me dritën e së vërtetës.
Besimi islam nuk është vetëm adhurim, por një udhërrëfyes i jetës që ndihmon zemrën të qëndrojë e fortë në sprova dhe e qetë në gëzime. Kur e kujtojmë Allahun në çdo hap dhe e ndajmë të mirën me të tjerët, jeta jonë bëhet më e ndriçuar dhe më kuptimplotë.
Besimi islam është drita që na mban të udhëzuar kur rruga duket e errët dhe zemra e shqetësuar. Le të kujtojmë se çdo vështirësi ka një mësim, çdo veprim i mirë ka shpërblim, dhe çdo moment i jetës është dhuratë që duhet jetuar me përgjegjësi dhe me besim.
Le të punojmë për të përmirësuar veten dhe për të ndihmuar të tjerët, duke u mbajtur gjithmonë pranë udhëzimit që na sjell paqe dhe qetësi shpirtërore.
Nëpërmjet këtij projekti motivues digital, për gjatë një viti, kemi ofruar temat e mëposhtme si një udhëzues për predikuesit shqiptarë në Gjermani:
* Besoni në planin e Zotit!
* Paracaktimi hyjnor
* Peshorja e veprave
* Ringjallja
* Vdekja
* Profeti Muhamed la gjurmë të thella
* Profeti Muhamed për një komunitet të denjë
* Isa a.s
* Profeti Muhamed përkujdesej për fqinjët
* Profeti Muhamed përkujdesej për familjen
* Profeti Muhamed, i butë në zemrën e tij
* Profeti Muhamed, generoz i së vërtetës
* Profeti Muhamed, rrezatim hyjnor
* Profeti Muhamed, modesistia e tij, kurora e virtyteve
* Profeti Muhamed, një institucion dërguar e jo sundimtar
* Profeti Muhamed, një njeri i zakonshëm
* Profeti Muhamed, dhuratë për besimtarët
* Profeti Muhamed, mjeshtër i urtësisë
* Profeti Muhamed, dëshmitar për njerëzimin
* Besimi, busull jete
* Ankesa
* Profeti Muhamed, bëri të mundurën e Allahu ia mundësoi të pamundurën
* Profeti Muhamed, globalizues shpirtëror e shoqëror
* Profeti Muhamed, shembulli i vendosmërisë së palëkundur
* Profeti Muhamed, model ndërmjetësimi
* Profeti Muhamed, strateg i menaxhimit të krizave
* Profeti Muhamed, frymëzues i shoqërisë
* Profeti Muhamed, promovues i vlerave
* Profeti Muhamed, pishtar ndriçues
* Profeti Muhamed, mëshirë për botën
* Profeti Muhamed, shëmbëlltyra jonë
* Misioni i profetëve
* Përmbyllja e profetësisë
* Profetësia
* 5 profetët e dalluar
* Besimi në pejgamberët
* Kurbani si adhurim
* 10 ditët më të mira të vitit
* Kurani, udhërrëfyes për njerëzimin
* Kurani, ringjallës i zemrave
* Kurani, burim dinjiteti
* Kurani, shpirti i umetit
* Besimi në librat hyjnorë
* Besimi në engjëjt
* Besimi në Zot
* Ripërtëritja e besimit