O Allah! Në këtë ditë më afro tek kënaqësia Jote, më mbaj larg zemërimit dhe dënimit Tënd, më jep rastin t’i recitoj ajetet e Tua, në mëshirën Tënde, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve! O Allah na i hap dyert e Mëshirës Tënde! O Allah na zbut sytë me lotë të besimit! O Allah na zbut zemrat tona me ëmbëlsinë e imanit! O Allah sa afër të kam, dua të të flas me gjuhën e sinqeritetit, me fytyrën e shndritur dhe me shpirt të dorëzuar ndaj Teje!