Urimi i Kurban Bajramit

Selam alejkum


Të dashur vëllezër besimtarë!


Në këto ditë festive edhe pse në kushte të jashtëzakonshme, ju përcjellim urimet tona më të sinqerta për lumturi, sukses e mirësi në jetë dhe familjet tuaja. Me lutje e shpresë për ditë më të mira për kombin tonë dhe mbarë njerëzimin!


Festat tona dhe në veçanti Kurban Bajrami janë burim frymëzimi dhe force për të gjithë bashkëkombësit dhe të gjithë besimtarët kudo që janë,  për më shumë solidaritet dhe paqe, vepra humane dhe sakrificë në shërbim të së mirës  dhe të drejtës. Veçanërisht i përulemi Allahut kësaj radhe që të përfitojmë urtësi nga planet e Tij hyjnore ndaj njerëzimit.

I lutemi Zotit të Gjithëfuqishëm që të largojë nga njerëzimi këtë pandemi sa më shpejt!
I lutemi Zoti fuqiplotë me përulje, që drita e besimit dhe begatia e kësaj feste të na shoqëroje kurdoherë në jetë!


Me respekt:

Mensur ef. Halili