Ju nuk keni vend në radhët tona

Deklaratë për shtyp

Kryetari i UIAZD-së: “Ju nuk keni vend në radhët tona”

“Sulmi në Vjenë na tronditi të gjithëve. Ngushëllimet tona janë me të prekurit.” shpjegon Mensur ef. Halili, Kryetari i Unionit të qendrave Islame Shqiptare në Gjermani.
Si pasojë e këtij sulmi terrorist në Vjenë, në të cilin u vranë dhe u plagosën disa njerëz, ef. Mensuri thekson se: “Ne jemi thellësisht të tronditur nga sulmi terrorist në Vjenë. Ai na shtangu pa masë. Ngushëllimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave, të plagosurit, të afërmit e tyre dhe me të gjithë njerëzit në Vjenë.
Me sulmet e tyre, autorët gjithashtu synojnë të përçajnë shoqërinë tonë, të ulin moralin tonë. Prandaj është edhe më e rëndësishme të konsolidojmë dhe forcojmë radhët tona. Ne do të bashkohemi dhe do të qëndrojmë të vendosur kundër ideve të këtyre ekstremistëve mizantropikë.

Ju nuk keni vend në radhët tona!

Me respekt:
Mensur ef. Halili