Union der Islamisch-Albanischen Zentren in Deutschland e.V.

Dita

ka postimet dita 1-30

Ajet Kuranor: “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.“ (El-Huxhurat: 15)

Hadith profetik: “Shejtani lidh tre nyje pas kokës kur ndonjëri prej jush bie në gjumë. Për çdo nyje troket dhe thotë: ke një natë të gjatë, prandaj fli. Nëse zgjohesh dhe e përmend Allahun, zgjidhet një nyje. Nëse merr abdes, zgjidhet nyja e dytë e nëse falesh zgjidhet nyja e tretë. Nëse vepron kështu gdhin i lumtur dhe i disponueshëm, në të kundërt gdhin i padisponueshëm dhe përtac.“

Duaja e ditës: O Allah! Pranoi namazet e mia, pranoi lutjet e mia, pranoi veprat e mira dhe më largo prej gjynaheve më mbroj nga to, më largo nga përgojimi dhe mos më bëj prej banorëve të zjarrit!

‘Thënje e urtë: Nuk është i madh ai njeri i cili nëse ulesh pran tij të bënë të ndihesh i vogël por i madh është ai njeri i cili nëse ulesh pran tij ndihesh edhe ti i madh”.

Ajet Kuranor: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.“(El-Huxhurat: 13). …

Ajet Kuranor

„Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.“ Sure al Kadr

Hadith profetik:

“Kush e kalon me namaz Natën e Kadrit me besim tek premtimi i Allahut dhe shpresë tek Ai, i falen mëkatet që ka bërë më parë.” “Kërkojeni natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit.”

Duaja e ditës:

Zoti im! Ti je Falës, Bujar, e do faljen, ndaj më fal mua! O Zot, nëse më zhvesh nga pasuria, ma lë shpresën, nëse më zhvesh nga suksesi ma lë fuqinë e këmbënguljes derisa të triumfoj kundër dështimit, e nëse më zhvesh nga shëndeti, ma lë dhuntinë e besimit! O Zot, nëse bëj keq ndaj njerëzve, më jep forcën e kërkimfaljes, e nëse ndaj meje bëjnë keq njerëzit, më jep forcën e faljes dhe tolerancës!

Thënje e urtë:

Kush ikën prej vdekjes, prej tij ikën jeta.

Ajet Kuranor: “S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti). „ (El-Huxhurat: 10). …

Ajet Kuranor: „All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.“ (En-Nahl: 90). …

Ajet Kuranor: “Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” (El-Maideh: 91). …

Ajet Kuranor: „O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.“ (El-Maideh: 90) …

Ajet Kuranor: „Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.“ (En-Nisa: 110). …

Ajet Kuranor: „Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.“ (Fussilet: 34). …

Ajet Kuranor: „E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!” (El-Furkan: 63). …

Scroll to Top