Zoti im! Ti je Falës, Bujar, e do faljen, ndaj më fal mua! O Zot, nëse më zhvesh nga pasuria, ma lë shpresën, nëse më zhvesh nga suksesi ma lë fuqinë e këmbënguljes derisa të triumfoj kundër dështimit, e nëse më zhvesh nga shëndeti, ma lë dhuntinë e besimit! O Zot, nëse bëj keq ndaj njerëzve, më jep forcën e kërkimfaljes, e nëse ndaj meje bëjnë keq njerëzit, më jep forcën e faljes dhe tolerancës!