Union der Islamisch-Albanischen Zentren in Deutschland e.V.

Dyert e xhehenemit janë 7
Çudirat e botës janë 7
Ëndrrat e mbretit të Egjiptit ishin 7
Tavafi rreth Qabesë është 7 rrotullime
Saji mes Safasë dhe Merves është 7 ecje
Numri i ajeteve të Fatihasë-Elhamit është 7
Numri i guralecëve të haxhit është 7
Mineralet kryesore janë 7
Shkenca ka arritur në 7 lloje kryesore të yjeve
Shkenca ka arritur në përfundim se njeriu është krijuar nga 7
Shtimi i të mirave bën sikur 7 kallinj
Gjymtyrët me të cilat bëjmë sexhde janë 7
Tekbiret e Bajrameve janë 7
Ditët e javës janë 7
Kontinentet e botës janë 7
Therja e kurbanit dhe lënia e emrit fëmijës bëhet në ditën e 7-të
Ngjyrat e ylberit janë 7
Në Kur’an janë përmendur 7 qiejt
Në Krishterizëm gjenden 7 sekretet
Dëshmia islame ka 7 fjalë (La ilahe il-lAll-llah Muhammedun resulull-llah)
Hadith.7 persona (grupe) janë nën hijen e Allahut
– Udhëheqësi i drejtë
– Djaloshi i ri që ka bërë ibadet
– Njeriu që zemrën e ka të lidhur për xhami
– Dy persona që janë dashur për Allah
– Njeriun që gruaja me pozitë dhe bukuri e ka ftuar për imoralitet, e ai ka thënë i frikësohem Allahut;
– Njeriu që ka dhëne lëmoshë dhe e ka fshehur atë
– Njeriu që ka përmendur Allahun në vetmi dhe i kanë rrjedhur lotët.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

Është e vërtetë se aeroportet kane parë përqafime me të sinqerta sesa sallat e dasmave. Spitalet kanë dëgjuar më shumë lutje sesa muret e kishave dhe
xhamive. Rrugët kanë mësuar gjëra më të
rëndësishme për jetën sesa shkollat. Qentë janë më besnik sesa njerëzit.
100 të mira harrohen dhe një e keqe të kujtohet për gjithë jetën. Disa e mendojnë jetën si gjënë më të çmuar, disa të tjerë
çdo mëngjes mendojnë “dite e bukur për të vdekur”.
Nuk ka rendësi çfarë mendon se do të ndodhi.
Shijo çdo moment si të jetë i fundit sepse e djeshmja iku, e sotmja vazhdon dhe e nesërmja nuk dihet a do të vije…

Laurent Ibra

Selam alejkum

Shpresoj qe te jeni sa më mirë familjarisht!

Xhamia DRITA Duisburg organizon me rastin e Fiter Bajramit KIRMES nga datë 1-2.07.2017 nga ora 14:00-20:00.
Pos ushqimeve tradicionale shqiptare do të ketë edhe program kulturor.

Pjesëmarrja juaj FAMILJARISHT na e shton gëzimin e kësaj feste.

Me respekt:
Kryesia e xhamise DRITA

Teravija e fundit u fal…
Syfyri i fundit u henger…
Edhe pak ore na kane mbetur per t’u ndare me misafirin e nderuar… nuk e dime a do te kemi me nderin ta presim prape…
O Ramazan, nuk po te themi lamtumire, por po te themi mirupafshim duke e lutur Allahun e madherishem qe te na e mundesoje te takohemi prape e inshallah te te presim me mire se kete vit… te ta dime vleren tende te madhe…
O Allah, na e prano agjerimin e cdo veper tjeter te mire, dhe na e mundeso te takohemi serish me mikun e dashur te zemrave tona!!!
O Allah, ti je Zot i Ramazanit, por edhe i 11 muajve te tjere pas Ramazanit…
Na e mundeso te te adhurojme ne menyren sa me te mire derisa te ndahemi nha kjo bote!…

Dhe vjen fundi i Ramazanit

Maratonës së Ramazanit po i vjen fundi. Melekët e Zotit zbritën natën e Kadrit dhe u gëzuan me panoramën që ofronin besimtarët dhe të përmalluarit me Zotin. Xheneti i hapi dyert e tij dhe u zbukurua për banorët e vet. E hapur ishte dhe porta Rejan, për të pritur ata që i rezistuan rrugëtimit të gjatë.  …


[slider id=’330′ name=’Nata e Kadrit’ size=’full’]


[slider id=’281′ name=’Dita14′ size=’full’]

[metaslider id=247]

Scroll to Top