Union der Islamisch-Albanischen Zentren in Deutschland e.V.

Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 17-të

Ajet Kuranor: „Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut, e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, All-llahu s’ka farë nevoje, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.“ (Muhammed:38).

Hadith profetik: “Allahu më ka shpallur mua, që t’u urdhëroj që të jeni modestë me njëri-tjetrin, askush prej jush mos të jetë mburravec ndaj tjetrit e askush të mos i ofendojë të tjerët”

Duaja e ditës: O Allah! Më jep mua aftësinë për të falur të gjithë ata, që më kanë lënduar në këtë botë dhe në besim, veçanërisht vëllain tim…, i cila ka injoruar çdo përpjekje time që kam bërë, për tu pajtuar me të. Të lutem O Allah, bashkoji zemrat tona! O Allah në këtë ditë më bëj t’i mëshiroj jetimët, t’i ushqej të uriturit, të përhap selamin dhe të qëndroj me të mencurit, o Strehues i shpresuesve!

Thënje e urtë: Një sprovë që të sjellë më afër Zotit është më e mirë se një begati që të bën ta harrosh Atë.
Asgjë nuk është më e shtrenjtë se sa ajo që blihet me lutje.

Scroll to Top