Gjëja më e bukur që lexova sot

Gjëja më e bukur që lexova sot
Faraoni kur tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”
Si qe kundërpërgjigjja e Meshiruesit?!
Zoti i Lartësuar i tha Musait dhe Harunit: “Shkoni te Faraoni! Ai, me të vërtetë, i ka shkelur të gjithë kufijtë! Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet a frikësohet!”

Një prej vepërmirëve kur kishte dëgjuar këtë ajet tha: “I Lartësuar qofsh o Allah! Nëse kjo është butësia dhe mëshira Jote ndaj Faraonit, i cili tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë”, e si do të jetë butësia dhe mëshira Jote ndaj robit, i cili thotë: “I Lartësuar qofsh Zoti im!”
Nëse kjo është butësia dhe mëshira Jote ndaj Faraonit, i cili tha: “Unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje”, e si do të jetë butësia dhe mëshira Jote ndaj një robi, i cili thotë: “Nuk ka zot tjetër pos Krijuesit!”
O Zot! Ti je Falës, e do faljen, andaj na fal neve!
Amin