Dita 6

Ajet Kuranor: “Ndihmoni njëri-tjetrin në mirësi e devotshmëri dhe mos ndihmoni njëri-tjetrin në gjynah e armiqësi. Dhe kini frikë Allahun, se pa dyshim Ai është i ashpër në ndëshkim.” (Maide, 2)

Hadith profetik: “Dhe, pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti i Muahmmedit, aroma e pakëndshme që del nga goja e agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se sa era e miskut. Agjëruesi i përjeton dy gëzime: kur të hajë iftar gëzohet dhe kur ta takojë Zotin e vet gëzohet për agjërimin e vet (për shpërblimin)”.
Duaja e ditës: O Zoti im! Më jep shëndet në trupin tim, O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit tim, O Zoti im, më jep shëndet në të pamurit tim. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje. O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri (mosbesimi) e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje!
Thënje e urtë: „Nuk qëndron dashuria e kësaj bote dhe dashuria e Ahiretit në zemrën e një besimtari, sikurse nuk mund të qëndrojë uji dhe zjarri në një enë të vetme”.