Union der Islamisch-Albanischen Zentren in Deutschland e.V.

Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 5-të

Ajet Kuranor

„Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhami, mos t’u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e Allahut, pra mos i kundërshtoni. ..” (El-Bekare 187)

Hadith profetik

“Kur të hyjë Muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe lidhen në pranga shejtanët.”

Duaja e ditës

 “Zoti ynë! Mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, sepse vetëm Ti je dhuruesi i madh!”.

Thënje e urtë

 “Le të ketë secili prej jush zemrën e cila falënderon, gjuhën që e përmend Allahun dhe një grua besimtare e cila i ndihmon atij me veprat e saja për jetën tjetër (Ahiretin)”.

Scroll to Top