Union der Islamisch-Albanischen Zentren in Deutschland e.V.

Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 4-të

Ajet Kuranor

„E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.“( El-Bekare 186)

Hadith profetik

“Agjërimi është mburojë (nga epshet dhe zjarri), prandaj kur të agjërojë ndokush le të mos flasë fjalë të ndyta dhe mos ta ngre zërin, e nëse dikush e ngacmon apo e sulmon, le të thotë: Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm!”.

Duaja e ditës

O Allah! Në këtë ditë, më dhuro urtësi dhe vetëdije, më mbaj larg cektësisë dhe krekosjes, më jep pjesë në çdo bekim që zbret, me bujarinë Tënde, o më Bujari i bujarëve!

Thënje e urtë

Dijetarët në të kaluarën e këshillonin njëri-tjetrin më këto fjalë:

  • Kush e përmirëson të fshehtën e tij, Allahu ja përmirëson të dukshmen e tij
  • Kush e përmirëson relacionin e tij me Allahun, Allahu ja përmirëson relacionin e tij me njerëzit, dhe
  • Kush punon për ahiretin e tij, Allahu ja përmirëson dunjan e tij.”
Scroll to Top