Union der Islamisch-Albanischen Zentren in Deutschland e.V.

Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 3-të

Ajet Kuranor

“Muaji i Ramazanit që në te (filloi të)  shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju…“ (El-Bekare 185)

Hadith profetik:

“Agjërimi ndërmjetëson për robin në Ditën e Gjykimit dhe thotë: O Zot, ai është privuar prej ushqimit dhe kënaqësive gjatë ditës andaj unë ndërmjetësoj për të.”

Duaja e ditës:

O Zot! Nëse më jep pasuri, mos ma merr lumturinë, e nëse më jep fuqi, mos ma merr mendjen!
O Zot, kur të më dhurosh sukses, mos ma merr modestinë time, e kur të më dhurosh modesti, mos ma merr krenarinë me karakterin tim! Zoti im! Si të zhgënjehem, kur Ti je shpresa ime! E si të nëpërkëmbem, kur në Ty jam mbështetur.

Thënje e urtë:

Bëhu ambicioz i diturisë, falës fisnik i shoqërisë, rob falënderues i Perëndisë, i dëgjueshëm në kohë të pleqërisë.

Scroll to Top