Dita 27

Ajet Kuranor: „Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.“ Sure al Kadr
Hadith profetik: “Kush e kalon me namaz Natën e Kadrit me besim tek premtimi i Allahut dhe shpresë tek Ai, i falen mëkatet që ka bërë më parë.” “Kërkojeni natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit.”
Duaja e ditës: Zoti im! Ti je Falës, Bujar, e do faljen, ndaj më fal mua! O Zot, nëse më zhvesh nga pasuria, ma lë shpresën, nëse më zhvesh nga suksesi ma lë fuqinë e këmbënguljes derisa të triumfoj kundër dështimit, e nëse më zhvesh nga shëndeti, ma lë dhuntinë e besimit! O Zot, nëse bëj keq ndaj njerëzve, më jep forcën e kërkimfaljes, e nëse ndaj meje bëjnë keq njerëzit, më jep forcën e faljes dhe tolerancës!
Thënje e urtë: Kush ikën prej vdekjes, prej tij ikën jeta.