Dita 26

Ajet Kuranor: “S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti). „ (El-Huxhurat: 10).
Hadith profetik: “Çështja e besimtarit është e habitshme. Në fakt e gjithë çështja e tij është mirësi. Kjo i ndodh vetëm besimtarit. Nëse i vjen një e mirë, ai falenderon dhe kjo është mirë për të. Nëse e godet një e keqe, ai duron dhe kështu është mirë për të”
Duaja e ditës: O Allah! Në këtë ditë, dhuromi bekimet e Natës së Kadrit, ndryshomi punët nga të vështira në të lehta, ma prano pendimin nga mëkatet e bëra, o i Mëshirshmi ndaj krijesave të veta! O Zot, Ti je falës e don faljen prandaj më fal mua! O Zot, më mëso t’i dua njerëzit ashtu siç e dua veten dhe më mëso ta gjykoj veten ashtu siç i gjykoj njerëzit! O Zot, mos lejo të prekem me arrogancë kur kam sukses dhe mos lejo të prekem me pesimizëm kur dështoj, por më përkujto gjithherë se dështimi është përvojë që i paraprinë suksesit!
Thënje e urtë: Buzëqeshja është fjalë e ëmbël pa shkronja.