Dita 20

Ajet Kuranor: „E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!” (El-Furkan: 63).
Hadith profetik: “Kur biri i Ademit vdes, nuk ka më punë që të gjykohet, përveç tre punëve: sadakaja e rrjedhshme, dija e dobishme, që ka lënë pas dhe fëmija i mbarë, që lutet për të”
Duaja e ditës: O Allah! Pastroje zemrën time nga sëmundja e arrogancës dhe krenarisë dhe më lër mua të vdes si mysliman i sinqertë, i thjeshtë! O Allah në këtë ditë, pastromë nga papastërtia e ndyrësia, më bëj durimtar ndaj asaj që është shkurtuar, jepmë aftësinë të bëhem i devotshëm, e të shoqërohem me të mirët, me ndihmën Tënde, o i dashuri i të skamurve!
Thënje e urtë: Gjerdani më i çmuar që do kesh rreth qafës, janë krahët e fëmijës tënd.
Peshën e gabimeve e kupton vetëm atëherë kur përballesh me njerëz që nuk falin.
Të shtiresh i gëzuar kur je i mërzitur, është njësoj sikur të dalësh në shi dhe të thuash nuk jam lagur.
Punën e sotme mos e lër për nesër.
Goja kapak ,trupi rahat.